Pas shpërthimit të minierës në Kinë, minatori i parë u nxorr në sipërfaqe pas dy javësh qëndrimi nën tokë.
Nëntë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur një ditë pasi 11 kolegë të tyre u shpëtuan pas dy javësh të bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong. Kryetari i bashkisë së qytetit Yantai gjatë një transmetimi live konfirmoi rastet e vdekjeve. Nga ana tejtër një minator akoma nuk është gjetur.
Minatorët u bllokuan në minierën Hushan kur hyrja në tunel u shemb pas një shpërthimi në 10 Janar. Pamjet televizive treguan momentin emocionues ku minatori i parë, të cilit i kishin lidhur sytë për të mbrojtur sytë nga drita doli i gjallë nga shpërthimi.
Rreth një orë pas shpëtimit të tij, 10 minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës dhe vëtëm njëri prej tyre ishte plagosur. Disa të tjerë u panë duke ecur vetë, të mbështetur nga punëtorët e shpëtimit, para se të transportoheshin në spital.
“Nga e diela pasdite deri në këtë pasdite, punëtorët e shpëtimit nuk kanë ndaluar kërkimet dhe gjetën edhe nëntë minatorë të tjerë të bllokuar, të cilët fatkeqësisht të gjithë vdiqën,” i tha kryetari i bashkisë Yantai Chen Fei të hënën.
Shpëtimi nga miniera në Kinë/ Raportohet për 9 të vdekur, kërkimet nuk ndalojnë
Pas shpërthimit të minierës në Kinë, minatori i parë u nxorr në sipërfaqe pas dy javësh qëndrimi nën tokë.
Nëntë minatorë kinezë janë gjetur të vdekur një ditë pasi 11 kolegë të tyre u shpëtuan pas dy javësh të bllokuar në një minierë ari në provincën Shandong. Kryetari i bashkisë së qytetit Yantai gjatë një transmetimi live konfirmoi rastet e vdekjeve. Nga ana tejtër një minator akoma nuk është gjetur.
Minatorët u bllokuan në minierën Hushan kur hyrja në tunel u shemb pas një shpërthimi në 10 Janar. Pamjet televizive treguan momentin emocionues ku minatori i parë, të cilit i kishin lidhur sytë për të mbrojtur sytë nga drita doli i gjallë nga shpërthimi.
Rreth një orë pas shpëtimit të tij, 10 minatorë të tjerë u nxorën nga një seksion tjetër i minierës dhe vëtëm njëri prej tyre ishte plagosur. Disa të tjerë u panë duke ecur vetë, të mbështetur nga punëtorët e shpëtimit, para se të transportoheshin në spital, raporton BBC.