SKANDAL/ Përse Calavera nuk dha shpjegime për komisionerin Roland Hamshori?

Nga reagimi i shefes së “ONM”-së kuptojmë se Calavera qënka në dijeni të lajmeve që qarkullojnë mbi vettingun. Po ashtu, Calavera ishte në dijeni të lajmeve mbi Roland Ilian dhe nuk e vuri ujin në zjarr të merrte masa për ta ndëshkuar atë. Tani arrini ta kuptoni se qëllimi i Shefes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, nuk ka qenë vërtetë procesi i vettingut por mbushja e xhepave dhe zhvatja e Shqipërisë.

Z.Roland Ilia është diplomuar “Jurist” në vitin 1996 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Shkodrës Z. Ilia është licencuar në profesionin e avokatit në vitin 1997. Po ashtu, ai ka një eksperiencë të gjatë si lektor, që prej vitit 1996, në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitete të tjera jopublike.

Komisioneri Ilia është hetuar nga prokuroria pas 12 përgjime telefonatash të kryera nga Ilia, i cili u kërkonte favore seksuale studenteve në këmbim të notës. Shefja e “ONM”-së heshti ndaj këtij mega skanadali dhe e lejoi hamshorin të bëntë çfarë ti donte qejfi nëpër auditoret e universitetit.

Shefja e “ONM”-së është turpi që e zuri Shqipërinë, që erdhi për të heshtur kundrejt padrejtësive dhe nuk mori masa kundrejt derrit të kënaqur Roland Ilia.

Calavera mund t’i etikojë si shpifje lajmet por është ajo vetë që shpif, pasi faktet deklarojnë të kundërtën.

Roland Ilia është  hetuar nga prokuroria për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga: Neni 248 i Kodit Penal.

Po ashtu, Calavera ose nuk i njeh mirë kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të instuticioneve të rivlerësimit ose ka lejuar komisionerin Roland Ilia të shkeli ligjin me të dyja këmbët. Calavera ka mbrojtur Roland Ilian që përveçëse i pamoralshëm, nuk ka të certefikuar gjuhën Angleze, e cila është kusht i detyrueshëm në kriteret e përzgjedhjes për anëtarët të instuticioneve të rivlerësimit.

Mesa duket, Calaverës i pëlqejnë bëmat e hamshorit Ilia, sa e la të lirë në ambientet e fakultetit dhe të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit…