Ashtu siç pritej Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Vlorës Elona Mihali.
Për çudi gjyqtares nuk i është gjetur asnjë asnjë shkelje dhe si rrjedhojë ka dalë tërësisht e pastër në të treja kriteret e vlerësimit. Përsëri drejtësia dështoi në misionin e saj për të bërë “drejtësi”, pasi lidhjet e Mihalit me krimin dihen dhe janë konfirmuar.
Elona Mihali ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe ka bërë stazhin profesional pranë Gjykatës së Tiranës. Në janar 2014, Mihali është emëruar në Gjykatën e Vlorës, ku e kryen funksionin edhe aktualisht.
Gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Vlorës Elona Mihali, çështja kryesore që u diskutua kishte të bëntë më pasurinë e prindërve të saj. Kjo “pasuri” shërben si kamuflim për të larguan veten e saj nga lidhjet që ka me krimin.
Gjyqtarja dyshohej për një rast konflikti interesi në lidhje me një apartament, që zotërohej nga prindërit e saj.
Gjyqtarja Mihali arriti të krijonte një skemë perfekte për të dal e pastër dhe kjo gjë u bë e munduar me ndihmën e pdiskutueshme të anëtarevë të KPK-së.
Pas pyetjeve të KPK-së, ajo deklaroi se nuk ishte në situatën e konfliktit të interesit pasi babai i saj e kishte blerë apartamentin nga një tjetër kompani. Kësisoj gjyqtarja arriti të triunfonte në luftën e saj fiktive me “drejtësinë” e KPK-së.