“Tahiri”/ Sot gjyqi, por pa ….

Sot në Gjykatën e Posaçme e Apelit do të zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të policisë Jaeld Çela, të dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre.

Top Channel ka kërkuar ta ndjekë procesin, por Gjykata e Posaçme deklaroi për gazetaren Anila Hoxha se nuk do t’i hapë dyert për publikun, edhe pse akti normativ u shfuqizua.

Por sipas tyre ndalimi i publikut vazhdon në fuqi.

“Trupi gjykues vendosi që seanca do vazhdojë në zbatim të aktit normativ nr 9 datë 25.3.2020”, ishte përgjigja që mori gazetarja Anila Hoxha.

Kujtojmë se procesi është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë.