Një bandë që trafikonte drogë, furnizonte me armë dhe kryente vjedhje në Atikë, u shpërbë nga Nën-Drejtoria e Sigurisë së Athinës.
Bëhet me dije se policia helene ka arrestuar një 25-vjeçar grek dhe gjashtë shqiptarë, të cilët merreshin me trafikimin e drogës.
Shqiptarët që kanë rënë në pranga janë të moshës: dy 27-vjeçar, një 30, 31, 34 dhe 38 vjeçar. Gjithashtu është shpallur në kërkim edhe një shqiptar 32-vjeçar shqiptar.
38-vjeçar shqiptar ishte drejtuesi i organizatës. Ai ishte i përfshirë në blerjen dhe furnizmin me drogë, ndërsa greku 25-vjeçar e ruante drogën në një shtëpi në Peristeri dhe më pas i shpërndate, tek personat e tjerë të lartëpërmendur dhe trafikonin në zona të ndryshme të Athinës.
Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari 32-vjeç i shpallur në kërkim dhe 38-vjeçari i arrestuar janë edhe autorë të njëgjarjes së ndodhur më 26-2-2021, ku u qëllua me armë një shqiptar nga bashkëatdhetarët e tij. Personat në fjalë më pas u larguan me taksi, por harruan armën në makinë.
Policia greke bën me dije se shqiptarëve dhe grekut në banesë u janë gjetur:
kallashnikov
2 pistoleta,
226 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm
468- gram kanabis
5- gram kokainë
laborator i pajisur plotësisht për kultivimin e kanabisit hidroponik me -6- fidanë
3 peshore precize elektronike
5- automjete