Ushtari i partisë Luan Daci/ Ja lidhjet e fshehta të gjyqtarit me prapavijë politike

Seanca e radhës për gjyqtarin Luan Dacin do të zhvillohet më 5 Shkurt. Zvarritja e këtij procesi fsheh pas vetes fakte tronditëse me të cilat është përfishirë ky gjyqtar inmoral i cili është pergjegjes i trazirave të 97 dhe firmave piramidele. Konkretsisht bëhet fjalë për gjykimin e një ndër firmave që zhvati shqiptarët dhe i la ata pa asgjë.
Luan Daci edhe pse kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Gjithashtu Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Një ndër kriteret e Vettingut është normalisht që subjektet e drejtësisë të jenë të shkeputur nga lidhjet me politikën. Ama mesa duket Luan Daci në historikun e tij ka prapaskena dhe lidhje me funksione partiake, kjo do te thotë si ai është një marionetë e krimit dhe politikanëve, u sherben interesave të tyre dhe për ketë arsye duhet flakur jashte dyerve të drejtësisë dhe të futet në burg.

Gjatë procesit të votimeve në vitet 2000 në komisionin e qeverisjes vendore të kryeqytetit, nënnkryetari ishte Luan Daci.
Luan Daci është shprehur se: “Fletet e votimit janë shpërndarë që mbrëmë, gjithashtu proces-verbalet, skedat, vulat, i kanë pasur njësitë mbrëmë dhe sot ka filluar shpërndarja. Qytetarët do të kenë një gjë të qartë, që listat e votimit do të jenë sot në sirtar nëpër komisione dhe nesër ata do të jenë të gjithë para kutisë së votimit për të parë nëse e kanë emrin ose jo.”

https://youtu.be/f4m8xSzej9c

Kjo dëshmon lidhjen e tij me politikën dhe se duke qenë në postin e nenkryetarit të komisionit ka pasur lidhje terdhore me partitë.
Ligji e ndalon dhe e përjashton një gjë të tillë, prandaj edhe studio ligjore ‘Jurisprudenca’  ka bërë një kallzim penal për Luan Dacin por akoma është në pritje të një përgjigjeje.