Vetting-u në Shqipëri, kjo është çështja/ Deklarata e Varhelyi

Sipas një njoftimi të bërë në Dhjetor të 2020, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi i ka dalë në mbrojtje shefes e Operacionit Ndërkombëtar të Ndërtimit, Calavera Ruiz dhe ambasadorit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Në një postim në mediat sociale, Varhelyi shkruan se Reforma në Shqipëri duhet të vijojë.

Po si të vijojë reforma kur vetë “Peshqit” që duhen kapur, janë ata që kandidojnë dhe iu fshihen të palarat e tyre? Si mund të kemi besim te Komisioneri Varhelyi dhe te zonja Kalavera, se drejtësia do të vihet në vend atëherë kur reforma të zhvillohet nga persona që kushtet e zgjedhjes për institucionet e rivlerësimit, dhe jo nga njerëz të inkriminuar dhe të korruptuar, të cilën kanë për synim vetëm të zhvasin popullin.  Përse drejtoresha e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera është mjaftaur vetëm me masën që  ka marë   që ka larguar Hans Kijlstra , duke i ndërprerë mandatin me dy vjet pasi atij nuk i mjaftoj një lidhje në KPK?!! Kjo gjë lë të kuptohet që edhe Calavera po mbron njerëzit e korruptuar dhe vetting-u në Shqipërinë tonë duhet të nisë që nga kokat e larta.

Urojmë dhe  shpresojmë që Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi dhe Zonja e nderuar Kalavera do të reflektojnë dhe nuk do të lejojnë shkeljen me këmbë të ligjit, por vetting-un e drejtë që meriton Shqipëria.