Virusi indian “DELTA” vjen në Shqipëri, konfirmohen në Gjirokastër 2 të infektuar me variantin e ri të Covid-19

Varianti indian i Covid-19 i quajtur “DELTA” mbërrin ën Shqipëri. Mësohet se dy raste me këtë virus janë konfirmuar në Qarkun e Gjirokastrës. Një rast është lidhet me një studente që ka ardhur nga jashtë shtetit dhe ka shfaqur komplikacione.

Ajo ka shkuar në fshatin e saj, në “Asim Zenel” dhe atje ka pasur simptoma të ngjashme me ato të virusit “DETLTA”.

Ndërkohë, dhe rasti i dytë ka të bëjë me një person që ka ardhur nga jashtë shtetit. Bëhet fjalë për një 45 vjeçar nga Përmeti. Fatmirësisht, të dy të infektuarit po trajtohen në shtëpitë e tyre dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.