Votën e tyre për zgjedhjet e 25 prillit do ta hedhin edhe të burgosurit. Janë 2971 të burgosur dhe të paraburgosur, mes tyre edhe 88 gra që kanë të drejtë të ushtrojnë vullnetin e tyre ne 20 qendrat e votimit që janë hapur këtë mëngjes.
Të burgosurit kanë të drejtë të zgjedhin kandidatët e qarkut në të cilin janë duke vuajtur dënimin, pa marrë parasysh se nga vijnë.
Në çdo burg është ngritur një qendër votimi, e cila do të administrohet nga komisionerë të cilët vijnë nga jashtë sistemit të burgjeve dhe kanë marrë autorizimin përkatës për të ushtruar funksionin brenda hekurave.
Ndërkohë sipas të dhënave, rreth 2400 të burgosur e kanë të pamundur të votojnë edhe pse janë mbi 18 vjeç dhe të zotë për të vepruar. Kjo pasi disa prej tyre janë të dënuar me vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe ligji i dekriminalizimit I pengon ata përkohësisht nga e drejta e votës.