Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Apeli ul me 5 vite dënimin e policit Ludjan Zaimi

Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Ludjan Zaimin, Policin që vrau me armën e shërbimit kolegun e tij në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Genti Dokollari, Irena Brahimi dhe Fuat Vjerdha ka deklaruar fajtor Ludjan Zaimin, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, duke vendosur uljen me 5 vite të dënimit.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda në zyrën e instruktazhit në ambientet e Komisariatit nr.3, pak para se dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25-vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte. Gjykata e Shkallës së Parë i dha të riut 35 vjet burgim, megjithatë pas shqyrtimit të çështjes në Apel u caktua një dënim propocional për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *