Ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë një mesazh të fortë në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim u ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos e shesin votën.
Ambasadorja shkruan se nuk duhet t’ua dorëzoni fuqinë kriminelëve, pasi vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj.
“Mos e shitni të drejtën tuaj. Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëve. Vetëm JU duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”,- shkruan Yuri Kim.