Yuri Kim vlerëson punën e SPAK: Reforma në Drejtësi po ecën edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan

Ambasadorja amerikanë në Tiranë, Yuri Kim përmes një postimi ka thënë se SPAK është duke sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave.

Ndër të tjera Kim është shprehur optimiste, teksa shton se Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë apo e shpejtë por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan.

“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim në postimin e saj në Twitter.