Digjet kandidatura për në Gjykatën e Lartë/ KPK shkarkon gjyqtaren e Tiranës, Alma Hicka

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur ditën e sotme vendimin për Alma Hicka, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ajo është shkarkuar nga detyra pasi sipas KPK gjyqtarja ka pasur probleme me pasurinë dhe konfliktin e interesit.

Gjyqtares Alma Hicka, ish-Avokate e Shtetit në këtë formë iu dogj edhe kandidatura  për një vend në Gjykatën e Lartë për shkak të një apartamenti dhe 2 makinave që nuk mundi t’i justifikonte.

Komisioni bëri me dije se analiza financiare e nxirrte Hickën, tani gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, me një bilanc negativ prej 10.7 milionë lekësh, ndërsa ishin gjetur mospërputhje mes deklarimeve vjetore dhe deklarimeve për vetingun