Komisionerja Suela Zhegu është e njohur për pasurinë e shumtë, dhe zemrën e ngushtë. Ja çfarë ka ndodhur me komisioneren Zhegu.
Suela Zhegu është kallëzuar nga gjykatësi i Apelit, Alaudin Malaj me akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit. Gjyqtari e akuzoi komisioneren se ka përvetësuar pasurinë e vëllait të saj pasi ky i fundit ka ndërruar jetë. Nuk mbetet me kaq, pasi edhe bashkëshorti i saj ka probleme te shumta me drejtësinë.
Zhegu deklaron se ka katër apartamente dhe një shtëpi që thotë se e ka trashëgimi, dy automjete, pasuri të patundshme si tokë ullishte, me sipërfaqe 1875 m2 në Tiranë
Njëri nga apartamentet dhe pikërisht atë që ka në Durrës, kunata e Zhegur Anida Ademi, ka thënë se i pëket bashkëshortit të saj, pra vëllait të Zhegut. Bëhet fjalë për një apartament banimi me sipërfaqe 75.21 m2 në Durrës, që Zhegu deklaron se e ka blerë në 09.08.2007 në bashkëpronesi me bashkëshortin, në shumën 35 789 euro.
Kunata e saj Amida Ademi, pretendon se Zhegu, pas vdekjes së vëllait, pasurinë dhe paratë e tij i ka kaluar në emër të nënës dhe jo në emër të fëmijëve të vëllait. Pra, zemra e ngushtë e Suela Zhegut nuk mendoi për fëmijët e të vëllait por për pasurinë e saj. Kjo komisionere ka mëkatuar në këtë lloj forme dhe në mënyrë çnjerëzore ka nxjerrë jashtë gjakun e saj. Veprimet e pamoralshme nuk tolerohen në kriteret e Vettingut prandaj ligji duhet të shikojë të gjithë bëmat e pamoralshme dhe aspak njerëzore të kësaj komisionere.