Kujdes/ ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një njoftim të dhënë ditën e sotme ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e akseve rrugore për shkak të reshjeve të borës.

Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese. Sipas ARRSH, qarkullimi momentalisht  kryhet pa probleme

Gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë dhe që drejtuesit e mjetëve duhet të tregojnë shumë kujdes. Ja si thuhet në njoftimin e ARRSH: “Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”.