Peza i Vlorës, ”kokulla” që favorizoi vjedhjen e pronës në plazhin e Dhërmiut .Faktet ku ai mbylli sytë

Një nga dosjet më të rëndësishme që aktualisht administrohet në prokurorinë e Vlorës dhe që bën fjalë për abuzimet me pronat nga ana e drejtuesve të ALUZINI-t dhe hipotekës Vlorë, është goditur në kollonë në mënyrë të qëllimshme nga gjyqtari, (këshilltar), Enkel Peza.

Gjyqtari, që dikur ka punuar si avokat nga viti 2009 deri në 2013, ku nga informacioni i siguruar nga ana jonë, ka shumë të ardhura të padeklaruara në organet tatimore dhe pranë ILDKPI-së, e ka trajtuar rastin e vjedhjes së një prone prej 1430 m2 në Gjilekë të Dhërmiut, jo si një gjyqtar i Drejtësisë së re, por si një avokat sekser i drejtësisë së vjetër.

Enkel Peza, këtë javë që shkoi vendosi të mbulojë një nga krimet më të përhapura në qarkun e Vlorës, siç është ai i vjedhjes së pronave. Peza, vendosi të bëhet palë me nomeklaturën e krimit në Vlorë, siç është Helidon Gjikoka, Ardian Musta dhe Adiseldo Rapaj. Ndërsa me një të rënë të lapsit, hodhi poshtë punën e e pronarëve të ligjshëm të tokës, dhe mbi të gjitha të prokurorëve në Tiranë dhe në Vlorë, që hetuan rastin.

 

Peza i Vlorës, u përdor si kamikaz nga grupi hipotekor i tjetërsimit të pronave në bregdetin e Shqipërisë, duke çuar drejt një kolapsij tëg qëllimshëm çështjen e Helidon Gjikokës, Ardian Mustës dhe personave të tjerë që janë marë të pandehur në këtë dosje.

Gjyqtari teksa e zvariti çështjen pas 5 muaj duke mos nxjerë seancë, u bë një trup me të pandehurit, duke I marë provat (eurot) dhe vendosur pushimin e akuzave penale për pjesën më të madhe të zyrtarëve të marë të pandehur në këtë dosje.

Peza, mbylli sytë ndaj provave, dëshmive dhe fakteve të tjera që kishte mbledhur prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës, për grupin më të tmershëm të falsifikimit të dokumentave të pronave në bregun e Vlorës.

Dosja e manipuluar në mënyrë tëg qëllimshme nga gjyqtari Peza, ka minuar sistemin e pavarësisë së gjyqësorit dhe aq më tepër që kjo dosje ishte bërë publike në media serioze, duke faktuar një për një shkeljet e personave të marë të pandehur.

Redaksia jonë rendit sot një nga provat kryesore të manipulimit dhe që nuk u bë shkak i vlerësimit nga gjyqtari Peza, ishin pikërisht dy akt-ekspertimet të qëndrueshmërisë konstruktive së objekteve, me cila nga hetimet e kryera nga prokuroria Vlorë dhe Tiranës, ka rezultuar si e falsifikuar.

Ky akt-ekspertim është depozituar në ASHK-në Vlorë dhe sipas përmbajtjes së tij, është kryer nga ekspertja, Alda Qira.

Por hetimet kanë provuar të kundërtën, pasi është pyetur ekspertja, Alda Qira, ajo ka deklaruar se është njohur me këtë akt dhe nuk është përpiluar dhe firmosur nga ana e saj.

Nga lista e dokumenteve që Helidon Gjikoka dhe avokati Ariton Kasaj kanë paraqitur në organet shtetërore për të kaluar kompleksin “Ambel” në Dhërmi në emrin e Gjikokës, është paraqitur edhe ky akt ekspertimi mbi qëndrueshmërinë konstruktive të objektit.

Akti i ekspertimit i vitit 2018 është paraqitur sikur është hartuar nga Alda Qira (Kurti). Në 15 dhjetor të vitit 2020, Alda Qira (Kurti) është pyetur në prokurori për aktet e hartuara nga ajo, pjesë e dosjes së tjetërsimit të pronës.

Mes të tjerave, inxhinierja ka deklaruar se:“…u njoha me aktet e vëna në dispozicion dhe bindjet them se këto akte, nuk janë punuar nga ana ime, për me tepër nuk kam qene asnjëherë për inspektim të këtyre objekteve të cilët pasqyrohen në akte…”.

Gjithashtu ekspertja thotë ndër të tjera se:”…dua të shpjegoj se edhe në strukturë janë akte, të cilat nuk janë punuar nga ana ime, megjithëse janë munduar t`i kopjojnë…”. Inxhinierja, ka deklaruar se:”…edhe numrin e licencës së saj, e kanë shënuar gabim…”.

Megjithatë, edhe pse dy dokumentet konfirmojnë përtej çdo dyshimi falsifikimin e akteve, gjyqtari Enkel Peza, ka rrëzuar dosjen dhe ka çliruar nga akuza Helidon Gjikokën dhe grupin e tij të falsifikimit.

Gjyqtari Peza, qorrazi dhe në mënyrë të qëllimshme dhe i ndikuar nga paratë e krimit, ka rrëzuar dhjetëra fakte duke manipuluar çdo dyshim të arsyeshëm për këtë çështje.

Një tjetër fakt i pakontestueshëm është dhe leja e ndërtimit e lëshuar nga bashkiaj Himarë në emër të shtetasit Ilir Koka, I cili rezulton të jetë dhe pronarij legjitim i spërfaqes së truallit prej 1430 metra në Gjilekë tëg Dhërmiut.

Po kështu, Ilir Koka, është pronar edhe i objekteve të kompleksit “Ambel Beach”.

Kjo lejë ndërtimij në emër tëg Ilir Kokës, është depozituar pranë ALUIZNI-t Vlorë, nga shtetasi Helidon Gjikoka, si provë kryesore që vërtetonte pronësinë e objekteve.

Por zyrtarët e hipotekës dhe ALUIZNI-t në Vlorë, Adiseldo Rapaj dhe Ardian Musta, kanë vendosur ti legalizojnë dhe rregjistrojnë në hipotekë pronën, në emër të Helidon Gjikokës.

Mjaftonte vetëm pohimi i inxhinjeres topografike Alda Qira, për të kuptuar gjyqtari Enkel Peza, shkeljet abuzimin dhe korrupsionin që është bërë me këtë çështje.

Për këtë shkelje dhe për këto abuzime, organi i akuzës ka vendosur pak kohë më parë të merte të pandehur bandën e falsifikimit të dokumentave të pronave në Dhërmi të Vlorës.

Në ditët në vijim, do sjellim fakte të tjera që bien ndesh me vendimin korruptiv të gjyqtarit Enkel Peza.