Aventurat e Firdes Shulit/ Ja sa lehtë manipulohet komisionerja

Komisionerët e  Reformës në Drejësi duhet të ishin të parët që kalonin filtrat e vettingut por sipas hulumtimeve tona, rezulton krejt e kundërta.  Është bërë sikur është gjykuar por në fakt falsifikimet, mashtrimet dhe imoraliteti janë lënë përsëri në karriget e gjykimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, reazulton se komisionerja Firdes Shuli, “noton në pasuri”. E njëjta më herët është lakuar në media për falsikimin dokumentesh, ndërsa ka ushtruar detyrën e noteres.

Po ashtu, komisionerja Firdes Shuli nxirrte të pandehurit nga gjyqi edhe pse në kundërshtim me ligjin, ka qënë pikërisht ndjenja e Gjyqtares Firdes Shuli. Mesa duket, kjo e fundit na qënka dashuruar me të pandehurin në sallën e gjyqit dhe më pas e ka zëvëndësuar masën e arrestit nga burgim në arrest në gjendje të lirë. Firdesit nuk duhej t’ja kishte marrë mendtë dashuria por mesa duket “të fortët e krimeve”, arrijnë të bëjnë një krim akoma më të madh, korrupsion dashuror me gjyqtaren, pikërisht në sallën e gjyqit. Edhe pse vënd në tranzicion duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me vitet 1990-1995 Inspektoriati i KLD ka filluar procedimin disiplinor kundër Gjyqtares Shuli, e cila në kundërshtim me ligjin ka zëvëndësuar masën e arrestit nga burg në gjendje të lirë.

Na vjen keq për Gjyqtaren Firdes Shuli dhe lëndimet shpirtërore të shumta, por tani s’do ta ketë më kënaqësinë të dashurohet në sallën e gjyqit por në ambientet e zyrave të KPP-së. Pra duket qartë se kush është Firdes Shuli dhe se nga kush po presim që të bëjë drejtësinë.