Bëj si them unë por mos bëj si bëj unë/ Ja çfarë bën komisionerja Pine

Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”

Nuk është e nevojëshme që të aludojmë shumë mbi komisioneren Xhensila Pine, pasi ligji flet qartë se ku duhej të ishte Pine aktualisht.

Përveçëse Pine ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme, nuk ka deklaruar as pasurinë e plotë të saj.

Procesi i vettingut po zhvillohet nga të korruptuarit dhe të inkriminuar dhe nëse nuk vendoset dorë mbi drejtësinë, do ta marrë lumi dhe qeveria.