Mëngjesin e 24 Shkurtit Ukraina u zgjua papritur e tronditur nga bombardimet e agresionit rus. Pikërsiht kjo date shënoi nisjen e një lufte të përgjakshme mes Ukrainës dhe Rusisë.
Forca ruse me urdhër të Presidentit Putin hynë në Ukrainë dhe bombarduan disa nga zonat kryesore të vendit. Shpërthimet e para nga bombardimet ruse u raportuan në disa zona të Ukrainës, duke përfshirë qytetet si Kiev, Kharkiv, Mariupol, Dnipro, Odessa, Slavayansk dhe Kramatorsk.
Sulmet e para patën si objektiv kryesor aeroportet dhe bazat ushtarake të Ukrainës, por që më pas do të pasoheshin nga bombardime edhe në qendra të banuara, që do të shkaktoni shumë shkatërrime dhe vdekje në vend.
Në nisje të luftës Rusia ka justifikuar agresionin e saj kundër Ukrainës me mbrojtjen e Donbassit, rajon që sipas Kremlinit ka shpallur Pavarësinë nga Ukraina.Por ky argument nuk është i vetmjaftueshmëm për të justifikuar agresionin e pamëshirshëm rus.
Rusia për një kohë të gjatë ka mbajtur të mbërthyer pas vetes Ukrainën përmes qeverive pro-ruse, të cilat kanë qënë në pushtet, por në momentin kur Zelensky zyrtarizoi Planin e Veprimit të Anëtarësimit në NATO (MAP) dhe deklaroi se NATO është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës në Donbas, Rusia e pa një kërcenim dhe nisi një luftën e hapur me shtetin ukrainas.
Ndryshe nga ç’mund të prisnim në fillim, Presidenti i Ukrainës nuk u largua nga vendi, por vendosi të qëndrojë në krye të detyrës duke u përpjekur për ta ndaluar agresioni rus. Ai kërkoi disa herë radhë që të zhvilloheshin takime me delegacionin rus duke shpresuar që të arrihej një marrëveshje mes dy palëve. Takimi i parë mes delegacioneve rus dhe ukrainas u zhvillua më 28 Mars në kufirin me Bjellorusinë, i cili u pasua edhe me katër takime të tjera por pa sukses ne gjetjen e një rruge drejt paqjes vec se ranë dakord për të vendosur disa koridore humantitare për largimin e njerëzve nga Ukraina.
Që në nisje të luftës nuk munguan as reagimet e shumë sheteve të tjera të cilat jo vetëm dënuan agresionin rus, por vendosen edhe disa sanksione ndaj Rusisë. BE-ja vendosi disa sanksione në fusha të ndryshme si financa, energji, transport, kontroll dhe financim të eksporteve dhe politika e vizave.
Në kuadër të sanksioneve, 7 banka ruse u hoqën nga SWIFT dhe iu bllokuan rezervat e Bankës Qendrore të Rusisë në vendet perëndimore. Edhe Britania e Madhe vendosi sanksione ndaj 5 banka ruse. Megjithatë as këto sanksione nuk ndihmuan në ndalimin e kësaj lufte, e cila po vazhdon ende e ashpër edhe pas një muaji. Duket sikur asgjë nuk mund ta ndal Putin i cili ka një kundërpërgjigje për çdo sanksion të vendosur dhe vazhdon kërcënimet duke ekspozuar herë pas here armët bërthamore të Rusisë. Fill pas vënies së sanksioneve, Rusia pati një reagim të menjëhershëm duke pezulluar tregetinë e shumë mallrave që furnizojnë Evropën duke sjellë kështu pasoja shumë të rënda në ekonominë evropiane.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar shumë vdekje dhe shumë largime të popullit ukrainas që po gjejnë streh në disa vende të Evropës.
Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë ka tejkaluar numrin 1000. Në një deklaratë , organi i OKB-së detajoi 1,035 vdekjet e civilëve si “214 burra, 160 gra, 14 vajza dhe 28 djem, si dhe 48 fëmijë dhe 571 të rritur, seksi i të cilëve nuk dihet ende”. Ai shtoi se të paktën 1,650 civilë janë plagosur që nga fillimi i pushtimit.Ndërsa rreth 3.6 milionë ukrainas që u larguan nga vendi miliona të tjerë u larguan nga shtëpitë duke u strehuar në vende më të sigurta ndaj bombardimeve. . Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga OKB.
Pavarsishtë se lufta po zhvillohet mes dy vendeve nuk mund të shmangen pasojat që prekin dhe vendet e tjera kryesisht në Evropë. Menjëherë pas nisjes së luftës një krizë ekonomike pushtoi shumë vende evropiane, qeveritë e të cilave nisën që të merrnin masa për të lehtësuar krizën. Vlen të theksohet se pavarësisht këtyre masave të ndërmarra e vetmja zgjidhje mbi krizën shihet ndalja e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.