Botohet në fletoren zyrtare vendimi/ Ja kur hapet aeroporti i Kukësit

Aeroporti i Kukësit është drejt përfundimit të punimeve dhe pritet të hapet më 18 Prill, një javë përpara zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Në Fletoren Zyrtare është botuar hapja zyrtare e pikës së kalimit kufitar ajror, ku shtetasit mund të qarkullojnë. Tashmë aeroporti i Kukësit është një pikë kufitare.

Kryeministri i vendit Edi Rama përmes një postimi në facebook mbrëmjen e djeshme bëri me dije se aeroporti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut”, por pa dhënë ndonjë shpjegim për domethënien e fjalës Zayed që është pjesë e emërtimit dhe në dukje duket si një fjalë arabe.

Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës ka bërë me dije se aeroprti do të kryej fluturimin e parë më 18 Prill.