A po e kërcënon shkencën shkencizmi? A po harrohet Galileo, dhe a po përdor establishmenti shkencor dogma të vërteta fetare për çështje që janë aktualisht janë të pavërtetueshme, siç është Teoria e Fijeve? Mbi të gjitha se një pjesë e madhe e establishmentit shkencor, merret me promovimin e bazave shkencore të ateizmit, dhe zhvilluar një luftë kundër Zotit, e cila është e denjë për racionalizmin më të vrazhdë të shekujve XVII– XVIII?
Këto çështje e karakterizojnë shumë debatin e sotëm kulturor. Dhe ato bëjnë të mendosh se dogmatizmi shkencëtar është tek e fundit, i vetmi moment historik mbi të cilin mund të interpretohet realiteti. David Berlinski i vë në pikëpyetje këto çështje në librin e tij “Iluzioni i Djallit”.
Një traktat i thellë filozofik, në të cilin ai tregon sesi dogmatizmi shkencor është promovuarmbi të gjitha, nëpërmjet propagandës së ateizmit militant. Shpesh kjo është realizuar duke rritur mbështetjen për nihilizmin, teksa mendimi fetar dhe shpirtëror shihet si një armik ontologjik i shkencës