Di Maria dhe Mek Alister, si e ‘mpiu’ Francën Skaloni

Gjatë gjithë Botërorit u fol për përsh tatjen skematike të Argjentinës që në finale dha një tjetër prove të kamalentizmit të saj taktik.Skaloni e rreshtoi skuadrën me një 4-4- 2 ku Di Maria në korsi duhet të shfaqej problematik kryesisht për Kundenë dhe në fakt ashtu ndodhi për 64 minuta.Dhe ashtu ndodhi pasi përveç mbrojtësit, viktimë e “Fiedo”-s ishte edhe Dembele që shkaktoi penalltinë. Nga ana tjetër Deshamp e kishte përgatitur ndeshjen me Zhirunë që duhet t’i zinte rrezen Fernandezit dhe Grizmanin që duhet të ushtronte trysni ndaj Otamendit ose Romeros.Pa detyra mbrojtëse Mbape që duhej thjesht të qëndronte në rrezen e Molinës, i cili nuk duhej të furnizohej. Asnjë nga këto nuk ndodhi dhe argjentinasit përfituan, falë edhe “kukafshehthit” që treshja Fernandez, De Pol dhe Mek Alister luanin me rivalët.Duke kombinuar zbritjet ofensive me kthimet prapa, ata ishin një pikë referimi për lojën e skuadrës. Secili prej tyre shndërrohej në regjisor nëse presioni francez nuk korrte frytet e pritura, siç dëshmohet në foton 1 kur mbrojtësit e Argjentinës kombinojnë mes tyre duke nxjerrë bosh presingun e Zhirusë dhe Grizmanit.Çelësi tjetër i suksesit të Mesit me shokë ishte Aleksis Mek Alister. 23-vjeçari militon me Brajtonin dhe të paktë ishin ata që e njihnin para Botërorit. Një motor i palodhur, ai ishte konstant me zbritjet e tij duke krijuar epërsi numerike.Nuk shërbehej shpesh, por në finale rezultoi vendimtar për golin e dytë dhe për vështirësitë në mbulim që i krijonte Tçuamenit dhe Rabiosë, të cilët nuk i lexonin dot depërtimet. Kur Argjentinës i duhej goli i tretë, Skaloni mendoi për Paredesin që është regjisori i mirëfilltë i skuadrës.

Për t’i liruar vend, trajneri spostoi Fernandezin që tregoi cilësi ndërtuese të mira (gjatë Botërorit luajti si shkatërrues). Ishte kombinimi i të riut më të mirë të turneut me Lautaron dhe Mesin që solli golin e fundit argjentinas dhe po i njëjti lojtar ishte mbrojtësi i parë kur të tijtë nuk e kishin topin.

ZGJIMI I FRANCËS – I vonë dhe i dëshpëruar, por ai francez ishte një reagim kampionësh. Meritë e Kilië Mbapesë që nuk u dorëzua kurrë, por që fatkeqësisht nuk mund të ekzekutonte të gjitha penalltitë për të tijtë. Deshamp kishte përgatitur fatalisht finalen siç kishte bërë ndaj Marokut me një 4-2-3-1 ‘të shitur’ si 4-3-3 me Grizmanin të përfshirë në mesfushë.

Dy rivalë krejtësisht të ndryshme në cilësi e në dinamika loje. Tçuameni dhe Rabio ishin në mënyrë konstante në inferioritet në mesfushë, teksa Grizman, Dembele dhe Zhiru nuk ndihmuan aq sa pritej. Sidomos sulmuesi i Milanit që nuk u shfaq kurrë si pikë referimi e as si spondë për kolegët e sulmit. Nëse zëvendësimi i tyre thjesht shkundi “Gjelat”, vendimtare ishte përfshirja e Kamavingës që u fut si mbrojtës krahu (në vend të Teos), por që u dha një dorë të madhe mesfushorëve, të cilët nisën të furnizonin më shpesh Mbapenë.

Sulmuesi do të rezultonte vendimtar falë edhe kalimit të skuadrës në skemën 4-2- 4 i mbështetur nga një strukturë më ofensive me gjashtë lojtarë që sulmonin.Nëse Turam zhgënjeu, zgjimin e Francës mund ta përfundonte Kolo Muani që përveç penalltisë së fituar mund të vendoste vulën mbi finale me atë rast të humbur në momentin e fundit të sfidës.