Teksa sot ka hyrë java e dytë e plotë e janarit, fluksi në Qafë Thanë e Kapshticë është normalizuar.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se së fundmi nga Kapshtica kanë hyrë 170 qytetarë dhe 70 mjete.
Shifra më të larta ka Qafë Thana me 2 mijë e 2 qytetarë që kanë hyrë dhe 1 mijë e 666 që kanë dalë.
Me përfundimin e festave shifrat e hyrje-daljeve kanë rënë ndjeshëm. /Balkanweb