Kur ligji prek të gjithë përveç Xhensila Pinen/ Komisionerja e Vettingut me standarte të dyfishta

Për komisionerët e Vettingut ligjet janë vetëm në letra apo për t’i zbatuar për gjyqtarët dhe prokurorët që ata hetojnë dhe vetja e tyre skualfikohet nga “gjykimet”.

Kur tani kanë kaluar vite nga startimi i procesit të Vettingut, për komisionerët dalin vazhdimisht shkelje flagrante në lidhje me profesionalizmin dhe figurën e tyre.

Në një situatë të tillë skandali dyshohet se është përfshirë anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine. Ndaj saj kanë nisur hetimet për ndërtimin e paligjshëm të një kulle pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.
Në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, para se te merrte detyrën si anëtare e KPK, këtë pronë ajo e deklaron në emër të bashkëshortit Egon Sinani, si trashëgimi dhe të legalizuar, por pa i caktuar vlerë. Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së. Më pas vilën e shëndërroi në një pallat.

Kujtojmë se për raste të tilla kjo komisionere nuk ka nguruar të shkarkojë gjyqtarë dhe prokurorë në mënyrë të menjëhershme.