Viti 2020 ishte një vit i zymtë për Shqipërinë jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për faktin së reforma në drejtesi ka stakuar në vend. Supozohej që të kishte ulje të korrupsionit por kjo gjë nuk ka ndodhur, përkundrazi është thelluar.
Lufta kundër kësaj dukurie në Shqipëri gjatë 2020 ka bërë pak ose aspak përparim të dukshëm. Në raportin e përvitshëm për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, organizata Transparency International thotë se korrupsioni jo vetëm minoi përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19, por kontribuoi në një krizë të vazhdueshme të demokracisë.
Sipas Transparency International, Shqipëria kishte 36 pikë në një sistem llogaritjeje të indeksit ku 100 pikë do të thotë mungesë korrupsioni dhe zero, korrupsioni më i lartë.
Korrupsioni vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri duke penguar në këtë formë përparimin demokratik dhe drejtësinë. Ndikimi politik, mungesa e kapacitetit të institucioneve dhe mungesa e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë ndikon shumë në përkeqësimin e gjendjes që na kanoset.
Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria ka vetëm një pikë më shumë, një fakt qesharak dhe thjesht fiktiv. E gjithë kjo gjë vetëm vërteton edhe një herë mangësitë në sundimin e ligjit, pra ka njerez që qëndrojnë mbi ligjin. Në rastin e komisonerëve të Vettingut të cilët ndjekin rastet e korrupsionit, janë vetë të korruptuar. Duke ndjekur idene që sa më i lartë korrupsioni, aq më të larta shkeljet, atëherë duhet të vetëdijësohemi sa poshtë kemi rënë.