Një emër jo i panjohur për drejtësinë shqiptare është eksperti që erdhi për tu bërë pjesë e monitorimit të Vettingut, Hans Kijlstra. Ai më herët ka pasur postin si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit të Amsterdamit dhe madje edhe si kryetar i dhomës për ekstradimet dhe Urdhër Arrestet Evropiane si dhe ekspert i trafikimit të qenieve njerëzore.
Disa kohë më parë u bë publike në portalin infront.org një video me skema erotike duke kryer marrëdhënie me një punonjëse të KPK-së. Por nuk mbeti me kaq. Në bazë të informacioneve kofidenciale që kanë ardhur në redaksi thuhet se punonjësja ka mbetur shtatëzanë dhe ka një fëmijë me diplomatin ndërkombëtar.
Edhe pse skandali u tentua të fshihej, faktet flisnin ndryshe kështu që drejtoresha e ONM-së Genoveva Ruiz Calavera për të ruajtur reputacionin e institucionit që përfaqësonte mori masa dhe largoi Hans Kijlstra duke i ndërprerë mandatin.