“Populli nuk duhet të votojë për kriminelët”/ Yuri Kim “këshillon” liderat politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë e pranishme në konferencën me temë “Kostot e Demokracisë”.

Ambasadorja Kim ka komentuar zgjedhjet elektorale në Shqipëri dhe u bëri thirrje liderave të partive që të kontrollojnë listat e kandidatëve, duke theksuar se duhet të largohen politkanët e korruptuar.

“Përgjegjësia për të përmirësuar sistemin elektoral bie tek të gjithë ne. Këshilli politik mori vendime të rëndësishmë, një hap i rëndësishëm për integrimin në BE. Tani po ndjekim nga afër procesin e zbatimt, po ndjekim rrugën e institucioneve që zgjedhet të jenë të lira, të ndershem dhe transparente.

Liderat e partive politike duhet të largojë politikanët e korruptuar, duhet të ofrojnë transparencë në financimin e partive. Liderët politkë duhet të kontrollojnë kandidatët pasi populli shqiptar meriton më tepër, populli nuk duhet të votojë për kriminelë”, u shpreh Kim.