Skënder Krasniqi ka dalë ditën e sotme para gjykatës pasi dyshohet se vrau djalin e tij, Albert Krasniqi.
Avokati foli për mediat në lidhje me gjendjen psikologjike të klientit të tij ku tha se Skënder Krasniqi nuk ishte mirë dhe është pëlotur, ndërsa shtoi se nuk ka folur aspak gjatë seancës.
“Nuk është marrë vendimi hala. Nuk ishte mirë, nuk ka mujt as me folë”, tha Krasniqi.
Albert Krasniqi dyshohet se u vra nga babai i tij në garazhdën e ndërtesës ku banonin. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë. Ai u varros dje në varrezat e Prishtinës, ku të pranishëm ishin familjarë dhe miq të tij.
Kujtojmë se Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre flitet të ketë përfunduar disa ditë më herët.