Shefja e “ONM”-së flet si kodra mbas bregut për fakte/ Hesht për pasuritë e Komisionerit Komici

Vettingu ishte i nevojshëm në drejtësi, mirëpo për të vëzhguar drejtësinë shqiptare janë sjellë njerëz që përbaltin më shumë drejtësinë, siç është shefja e “ONM”-së Genoveva Calavera e cila flet si kodra mbas bregut për lajme që janë të faktuara, ndërsa për komisionerët dhe padrejtësitë hesht.

Përse vallë hesht Calavera për pasuritë marramëndëse dhe të padeklaruara të Olsi Komicit? Apo njësoj si Komici do t’i ketë dhe kjo shefe krahët e ngrohta nga qeveria në pushtet?!

I çuditshëm është fakti se Olsi Komici nuk ka deklaruar para komisionit për vlersimin e tijë si Antar i KPK-së, faktin se është proceduar penalisht për falsifikim dokumetash dhe korrupsion (Shpërdorim Detyre) e vërtetuar  me vendimin  e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me Nr 728 datë 07.05.2010 ku Olsi Komici ka qënë i pandehur, e përsëri Calaveri hesht duke e mbrojtur.

Calavera hesht për apartamentet luksoze të Komicit,  Bashkëshortët janë pronar me pjesë takuese 50% secili të një apartamenti banimi në Tiranë me sipërfaqe 70.51 m2 apartamenti është blerë nga një Shoqëri me vlerë 5 076 720 Lekë.
Shefja “ONM”-së  anashkalon pasurinë e Znj. Anita Komici, pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 726.4 m2 dhe pronare me pjesë takuese 1/8 e një pasurie të paluajtshme në Vlorë, truall me sipërfaqe 300 m2.

Pse heshti Calavera për  z. Komiçi  i cili sërish është pronar me pjesë takuese 50% të një apartamenti banimi me sipërfaqe 102 m2 me vlerë 65 000 Euro dhe garazhi me sipërfaqe 16.56 m2 me vlerë 5 000 Euro. Komisioneri Olci Komiçi vetëm vazhdon të sigurojë prona, si t’i investojë paratë e tij të errëta në ndërtime dhe vila luksoze dhe Calavera hesht.

Përsëri shefja e “ONM”-së mbyll sytë para faktit se Z.Komici është bërë pronar me pjesë takuese 1/6 e një apartamenti në Librazhd me sipërfaqe 54.66 m2.

Bashkëshortja, Znj. Anita Komici, është bërë pronare 100% e një automjeti të tipit Mercedes Benz, në shumën 6 300 Euro, me të ardhura nga shitja e makinës së bashkëshortit dhe të ardhura të tjera.

Shefja e “ONM”-së do të mbulojë diellin me shoshë po faktet janë fakte dhe gjithmonë do të dalin në dritë. Calavera iku duke mos zgjidhur asgjë, madje duke shtuar përbaltjen për drejtësinë shqiptare.