Xhensila Pine nuk është dënuar akoma për ndërtimin pa leje që ka në qendër të Tiranës. Kjo komisionere ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës, por që nuk e ka deklaruar si pasuri të sajën, pasi nuk i leverdis të dalin burimet e paligjshme të financimit. Nga ana tjetër deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.
Vettingu duhet të fillojë me Xhensila Pinen e cila nuk është aty për të vendosur drejtësinë po për të vazhduar rrugëtimin e saj drejt pasurimit dhe korruptimit.