Një ndër çështjet më të zhvarritura në procesin gjyqsor edhe pse faktet duken sheshit, është ajo për Luan Dacin ish anëtarin e KPA-së. Luan Daci u dënua nga shkalla e parë me 1 vit shërbim prove dhe pezullim nga detyra me akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Daci e ka çuar vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar pafajësi. Në vitin 1997 për 6 muaj me radhë, mbajti në zyrë vendimin për shpërndarjen e ish-fondacionit piramidal “Xhaferri”, duke i lejuar shqiptarët që të çonin para tek firma piramidale.
Prandaj u vendos edhe shkarkimi i tij nga posti i gjykatësit, një fakt që ai tentoi ta fshihte kur kandidoi për t’u bërë pjesë e institucioneve të reja të Vettingut.
Manovrat për të shpëtuar nga situata pa u lagur, janë bërë tipike për një gjyqtar që e ka bërë mënyrë jetese mashtrimin dhe falsifikimin. Kësisoj hidhen poshtë të gjithë pretendimet absurte të një gjyqtari që e ka vendin në burg. Kjo është hera e katërt që seanca gjyqsore për Luan Dacin shtyhet, dhe mesa duket as ditën e sotme nuk u arrit të mërrej një vendim. Mbështetja, “shoket” e drejtësisë por edhe e shkuara e lidhur me partitë politike duhet së është një suportues i paskushtëzueshëm për Dacin, i cili akoma edhe sot nuk ndodhet aty ku e meriton, por po shijon jetën e tij, pasuritë dhe paratë e fituara më mashtrime dhe padrejtësi.
Kapja e drejtësisë nga politika e ka degraduar këtë sistem, e ka cuar atë një një dystandartizim të frikshëm dhe ka rrënuar shumë gjyqtar dhe prokuror të ndershëm dhe ka lënë në rrjetën e sistemit shumë të korruptuar. Kjo pasi ata bëjnë komplote ne njëri- tjetrin dhe u kthejnë favoret e së shkuarës së errët.