Për Drejtorin e Policisë së Qarkut të Vlorës, Artion Duka ka dal në pah një skandal, nga ku bëhet me dije se ky person ka përdorur postin e tij për të ndihmuar kriminelin Helidon Gjikoka. Drejtësia Shqiptare nuk ka arrituar akoma të vendos në pranga biznesmenin që njihet për manovrat e tij të pista, ku vetëm disa vite më parë arriti të përvetësonte nëpërmjet dokumentave të falsifikuara duke përdorur sistemin e legalizimit të objekteve një hotel dhe një truall buzë bregdetit në Dhërmi. Mesa duket ky kriminel ka arritur të gjejë mbështetje në radhët e policisë, për t’i garantuar atij paprekshmërinë.
Pavaresisht se pronari i vërtetë Ilir Koka, i është drejtuar Prokurorisë Tiranë, me anë të një kallzim penal për disa zyrtare të lartë, gjyqtarë e prokuror të përfshirë në vjedhjen e pronës dhe pasurisë së tij, përfshirë dhe Helidon Gjikokën asgjë nuk ka rezultauar efektive, pasi ai qëndron i lirë.
Mesa duket lidhjet e tij me krimin dhe politikën janë futur edhe në krye të hirariksë në policinë e Vlorës, por edhe me “kokat” e drejtësisë.
Po kush është Artion Duka?
Artion Duka ka qenë dhe Drejtor i Forcave Operacionale (F.O) i përmendur shumë gjatë çështjes së përgjimeve dhe pajisjes misterioze Imsi Catcher që solli debate të shumta dhe në arenën politike. Në qershor 2016 Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u kthyen në liri shumë shpejt si edhe në detyrat që kishin.
Në prill të 2018 Artion Duka u emërua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit. Për emërimin e tij në krye të Policisë së Beratit pati reaguar edhe PD. Ish-deputeti Flamur Noka deklaroi se Duka përdori pajisjen e famshme IMSI Catcher për të përgjuar gazetarë, politikanë, analistë e ambasadorë.