Takimi 3 orë para shkarkimit të Imeraj, zbulohet skenari, ja si Olsi Çela, përdori dy anëtarë të KLP, Bujar Sheshin dhe Ludovik Dodaj, për emërimin e Arenc Çelës kryeprokuror

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, një institucion ky i ri që u ngrit pas ndryshimeve kushtetuese të Gushtit 2017, është kthyer në veglën kryesore të Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela.

Ky dikaster dhe anëtarët e tij me ligj, janë të ndarë nga juridisksioni dhe llogaridhënia me zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, por çuditërisht, të gjithë anëtarët falen kokë ulur, përpara Olsi Çelës.

Një praktikë kjo shumë e zakonshme që nga periudha kur timonin e Prokurorisë së Përgjithshme e ka marë Olsi Çela. Kjo praktikë është vërtetuar dhe përsëritur sërisht me rastin e propozimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë të Arenc Çelës, si drejtues i prokurorisë së Tiranës.

Redaksia ka mësuar se Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, ka qëndër “opozitë” e fortë kundër ish-drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Madje të dhënat tregojnë se Olsi Çela, së bashku me tarafin e vet në organin qëndror të akuzës, kanë lobuar në frontin ndërkombëtar dhe atë të vettingut në KPA, me qëllimin e vetëm për të marë një “PO” definitive për shkarkimin e prokurores Imeraj.

Qëllimi ka qënë i qartë dhe i prerë dhe se grupi i Prokurorisë së Përgjithshme, kishte më shumë se një vit që po bluante në mendje dhe ëndëronte shkarkimin e Imeraj, me qëllim vendosjen në krye të zyrës së Prokurorisë së Tiranës, ushtarin e tyre Arenc Çelën, nipin e Maksim Çelës të bandës së Lushnjës dhe kunatin e Dardan Ahmetit, shoferin personal të Giorgo Riformatos.

 

 

Qëllimi dhe ëndra më shumë se 1 vjeçare u përbush ditën e mërkurë. Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe grupi i tarafit të tij janë vënë në dijeni 3 orë para nga mikja e tyre në KPA, Ina Rama dhe Theo Jacobs, se prokurorja e Tiranës, mankthi i tyre, Elisabeta Imeraj, do shkarkohej përfundimisht nga detyra.

Grupi i Prokurorisë së Përgjithshme, me në krye Olsi Çelën, nuk ka humbur asnjë minutë kohë, dhe menjëherë ka thirur ditën e mërkurë një takim me dy anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Takimi mes Olsi Çelës dhe anëtarëve të KLP-së, Bujar Sheshi dhe Ludovik Dodaj, nuk ka qënë zyrtar, por ka qënë një takim për të lidhur një kontratë ujdie.

Nëse dikush dyshon për vërtetësinë e këtij takimi, Prokuroria e Përgjithshme apo qoftë dhe KLP, apo dhe makar SPAK-u, le të hapin kamerat e sigurisë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të shohin nëse ka qënë ose jo, 3 orë para dhënies së vendimit për zonjën Imeraj, Bujar Sheshi dhe Ludovik Dodaj, në zyrën e Olsi Çelës ose jo?

Pikërisht në këtë takim, Olsi Çela, ka informuar “stekën” e vjetër të prokurorisë Shqiptare, Bujar Sheshin dhe Ludovik Dodaj, se vendimi për “maloken” e Tropojës, tashmë ishte marë dhe ai ishte shkarkimi dhe nxjerja përfundimisht nga rradhët e sistemit të prokurorisë.

 

Në këtë takim Olsi Çela, i ka kërkuar Bujar Sheshit dhe Ludovik Dodaj që së bashku të bënin një ujdi, me qëllim plotësimin e kërkesës së kryeprokurorit.

Çela, ka kërkuar që ditën enjte KLP të zhvillonte një mbledhje urgjente, ku dy anëtarët të propozonin komandimin e drejtuesit të ri të prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela. Ky i fundit është pjesë e stafit të afërt të Olsi Çelës dhe njeri “lepe-peqe” i tij.

E gjithë biseda është zhvilluar në një kohë kur KPA-ja, ende nuk kishte vendosur shkarkimin e Elisabeta Imeraj.

Dhe në fakt plani ka ecur sipas parashikimeve të tre personave që ishin mbledhur në një zyrë në katin e dytë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sapo KPA-ja, në orën 15:00 ka lexuar vendimin për shkarkimin e Imeraj, në Prokurorinë e Përgjithshme ka filluar festa dhe është hapur shampanja.

Tashmë me ndihmën dhe ndikimin e paligjshëm të përfaqësuesit të ONM-së, Theo Jacobs, presionit të dy ambasadave në Tiranë, disa eksponentëve të lëvizjes së homoseksualëve LGBT-ë dhe firmën e 5 kukullave të KPA-së, kalaja e fundit në Prokurorinë Shqiptare ishte marë.

 

Elisabeta Imeraj, për grupin e Prokurorisë së Përgjithme, nuk ekzistonte më në organikën e prokurorisë Shqiptare.

Dy anëtarët e KLP, Bujar Sheshi dhe Ludovik Dodaj, kanë dalë nga zyra e kryeprokurorit, Olsi Çela, ndërsa të nesërmen, në mëngjesin e 28 Prillit të ditës së Enjte, kanë kërkuar mbledhjen urgjente të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke propozuar njëherësh dhe komandimin e Arenc Çelës në krye të prokurorisë së Tiranës.

Plani më shumë se 1 vjeçar i Olsi Çelës, i vënë në zbatim me dy anëtarët e KLP, Bujar Sheshin dhe Ludovik Dodaj, tashmë ishte përmbushur dhe “kukulla” e tij Arenc Çela ishte vendosur në krye të prokurorisë së Tiranës.

Tashmë pas 3 muaj komandim, sigurisht që Arenc Çelën nuk e pengon askush që të shpalosë para anëtarëve të KLP-së platformën e tij për të kandiduar për një mandate 3-vjeçar në krye të prokurorisë së Tiranës.