The Jacobs intimidon Gjykatën, ndikon në mënyrë të paligjshme dhe në kohë pandemie/ Pse heshti Calavera?

Shefja e ONM-së heshti mbi ngjarjen e ndodhur në Gjykata e Posaçme e Apelit, në të cilën po zhvillohej seanca e Luan Dacit.

Në mbledhjen e datës 17 korrik 2020, anëtari Bujar Sheshi ka informuar kolegët e tij për incidentin e ndodhur me vëzhguesin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Ai ka kërkuar të marrë pjesë dhe ka marrë pjesë në sallën e gjyqit, ku po zhvillohej seanca për masën e pezullimit për Luan Dacin. Gjykata e ka nxjerrë përjashtë, ka marrë vendim për ta nxjerrë përjashtë, pasi në seancat e masave nuk lejohen persona të tjerë”, ka deklaruar Sheshi.

Bëjmë me dije se Gjykata e Posaçme e Apelit, ka nxjerrë nga salla vëzhguesin e ONM-së, Teo Jacobs, ndërsa po zhvillohej seanca e rivlerësimit e kriminelit Luan Dacit. Duket qartë dora e Calaveres për të mbrojtur kriminelin Luan Daci dhe sigurisht që nuk foli për të mbrojtur dhe gjykatën.

Jacobs njihet për komentet dhe replikat e ti dhe menjëherë ai vuri në dyshim edhe hetimet e kryera nga SPAK ndaj anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, tashmë i pandehur për “falsifikim dokumentash”. Për këtë arsye Jacobs deklaroi se edhe dy prokurorë të SPAK-ut nuk e meritojnë të jenë në detyrë. Por shefja e ONM-së heshti dhe nuk dha asnjë lloj shpjegimi për këtë ngjarje.

Deklarata e Teo Jacobs nxiti menjëherë reagimin e drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja i cili shprehu pakënaqësinë për qëndrimin e mbajtur nga Jacobs.

Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj ishin të vetmit që shprehën një qëndrim alternative në lidhje me deklaratën e vëzhguesit të ONM-së.

Anëtarja Seiti deklaroi se, përsa kohë kishte reaguar mediatikisht drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, ajo nuk shihte arsye që të përfshihej edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Por, kryetari Ibrahimi i kujtoi koleges Seiti se deklaratat e z. Jacobs kanë atakuar edhe vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili ka zgjedhur dhe emëruar të gjithë prokurorët e SPAK-ut.

Anëtari Tartar Bazaj mbështeti idenë që reagimi të bëhej vetëm nga kryetari i KLP-së, si pozicioni përfaqësues i institucionit.

Por edhe kjo ide u kundërshtuar nga kreu i KLP-së, Ibrahimi, i cili përmendi tre raste të tjera kur Këshilli ka reaguar si organ kolegjial dhe jo individual.

Duket qartë qëllimi i Calaverës dhe kalbja e sistemit në drejtësi, prandaj dhe Shefja e ONM-së hezitojë të fliste.