Një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në malin Marmagna në Itali.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, ku 19-vjeçari Marinel Senka ka humbur jetën tragjikisht. Ai ishte me shokët e tij duke ngjitur malet, kur rrëshqiti dhe ra në boshllëk, duke humbur kështu edhe jetën.
Menjëherë ka ndërhyrë ndihma e shpejtë dhe kanë nxjerrë trupin, por për shkak të plagëve të rënda të marra 19-vjeçari ka humbur jetën. Marineli prej disa vitesh jetonte dhe punonte në Itali.