Darian Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Universitetit të Nju Jorkut (SHBA). Ai vjen nga radhët e juristëve me një eksperiencë prej 15 vitesh.
Në datë 7 janar Darian Pavli është betuar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ai u përzgjodh nga Asambleja Parlamentare në Strasburg në datë 9 tetor. Nga tre kandidaturat që kishte përzgjedhur Shqipëria, u zgjodh Darian Pavli, i cili garoi përballë dy kandidatëve të tjerë Marjana Semini dhe Sokol Berberit. Darian Pavli u përzgjodh për të mbrojtur kriminelët e Vettingut nga drejtësia.
Darian Pavli promovon mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ. Pra, kuptohet shumë qartë cila është ‘detyra’ e Darian Pavlit, të kujdeset që Reforma në Drejtësi të dështoj.