TURP/ Ja “Shushunja” e Vettingut që nuk dënohet  

Calavera u largua duke e lënë procesin e vettingut në ngërç, heziton të pastrojë drejtësinë nga llumi dhe gjithashtu del e thotë se këto janë shpifje. Calavera e di fare mirë që shpifje mund të cilësojë një ionformacion që është i pabazuar në fakte, ndërsa faktet kanë dalë në dritë nga vetë Calavera.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Calavera e pa me sytë e saj pikturën nudo të Firdesit e cila rrinte varur në zyrën e kësaj të fundit. Pra, Calavera shkoi në zyrën e Firdesit e informuar nga lajmet tona se Firdesi mbante në zyrë një pikturë nudo, pikturë e cila tërhiqte “klientelën” e saj, të dënuar e të pandehur, për ta kthyer zyrën e saj në dhomë gjumi.

Shefja e ONM-së e kalbi akoma sistemin e drejtësisë duke lejuar komisionere si: Etleda Çiftja falsifikatore dhe e lidhur me bandën e Xhihanëve, Lulzim Hamitaj me pasuri marramendëse, Firdes Shuli që mban foto nudo në zyrë dhe ka marrëdhënië me të pandehur apo Roland Ilia i cili kërkon favore seksuale nga student?

Shefja e ONM-së ishte në dijeni të faktit që Alma Faskaj është kallëzuar në SPAK për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”. Përse nuk mori masa Calavera apo i pëlqen që sistemin e drejtësisë në Shqipëri ta lërë në llumin që e gjeti?

Është për të qarë kjo drejtësia jonë pasi zonja e rëndë Calavera hodhi gurin e fshehu dorën dhe pastaj del e shpif.

Calavera u soll si shushunjë me drejtësinë shqiptare, mori çfarë deshi, mbushi xhepat dhe e la sistemin e drejtësisë në ngërç, e fundosi që në momentin që lejoji padrejtësitë të ndodhnin në Reformën e drejtësisë.