Ylli Manjani: Kurioziteti më shtohet se kush në Washington po le mendtë për KPK në Shqipëri

Në një postim tjetër në rrjetin e tij social Facebook, ai është shprehur se kush administradtë e ShBA-së do ta mbështes vallë KPK në Tiranë.

Kush vallë do i mbështes antarët tonë të KPK-së që kanë fallsifikuar dokumentat për të fituar atë vend qe mbajnë? – shprehet Manjani

Por sa keq për ne Shqipëri hesapi fjalët harrohen brenda ditës.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit  në Facebook:

Jam kurioz  cila administradë në SHBA mbështet  KPK në Tiranë?! Ajo që po paketon valixhet apo ajo ëë po bëhet gati të vijë?!

Kurioziteti më shtohet se kush në Washington po le mendtë për KPK?! Që të mbështetet në parim vetting si proçes, edhe mund ta kuptoj, por që Washingtoni po lë mendtë për KPK si vështirë ta besoj.

Po anëtarët e KPK që janë nën hetim se kanë fallsifikuar dokumentat për të fituar vendin që mbajnë, i mbështet Washingtoni?! Nuk mund ta besoj këtë gjë!!!

Po trajtimet me standarde dyfish, me të cilat kjo KPK ka trajtuar raste i mbështet Washingtoni?!

Për hir të cilës drejtësi u dashka shtrembëruar çdo standard perëndimor gjykimi e vlerësimi?!

A do të guxonte  zonja Kim dhe ai/ajo dikushi në Washington të prezantonte atje këtë standardin e KPK-së këtu, si model të drejtësisë?!

Apo Shqipëri hesapi. Fol, fol se diçka do mbetet!

Mesa shoh asgjë nga këto fjalë koti, nuk mbeten. Harrohen brenda ditës.