Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me udhëheqës të Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, ku kanë diskutuar për mënyrën sesi diaspora mund të mbështesë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri.
Diplomatja amerikane shprehet se tashmë që Shqipëria po pastron gjykatat dhe ka forcuar sundimin e ligjit, të tjera investime amerikane pritet të pasojnë.
“Takova udhëheqës të Kongresit Pan-Shqiptar të Amerikës, PaacPan për të diskutuar se si diaspora mund të mbështesë demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin në Shqipëri. Ndërkohë që Shqipëria forcon sundimin e ligjit dhe pastron gjykatat, do të bëhet një Aleate edhe më e aftë e NATO-s dhe destinacion tërheqës për Investime Amerikane”, shkruan Yuri Kim në Twitter.