Një nga momentet më kulminante të Reformës në Drejtësi është padyshim Vettingu, ku kalojnë në skaner të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në vend.
Proces i cili ka degarduar në një formë tepër të shëmtuar ku alenca me krimin i ka zënë vendin ligjit dhe së drejtës.
Redaksia jonë In-front.org ka publikuar fakte mbi komisioneren Pine e cila ka një pasuri të konsiderueshme të padeklaruar. Xhensila Pine ka ndërtuar një banesë 5 katëshe në mes të Tiranës dhe askush nuk reagon për këtë gje. Nuk pyet kush ku i gjeti lekët, kush ia dha miratimin për të nisur ndërtimin e viles.
Për më teper Xhensila Pine nuk e ka deklaruar këtë kullë pesëkatëshe me sipërfaqe 362.9 m2, në rrugën “Mihal Duri”, në Tiranë.
Para se të bëhej pjesë e KPK-së, Xhensila kishte deklaruar këtë pronë në formularin e deklarimit të pasurisë fillestare, si pronë në emër të bashkëshortit të saj Egon Sinani, si trashëgimi por pa i caktuar vlerë.
Të paktën deri në vitin 2018, nuk i ka caktuar vlerë, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.