Sipas Procesverbalit më datë 02.06.2017, Vasilika Hysi drejtoi mbledhjen për “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016
Në vlerësim merren për bazë kriteret të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Firdes Shuli ishte një nga anëtaret e cila dha mendimin e saj se përse duhej t’u zgjidhte ajo për në Kolegjin e Posaçme të Apelimit. Ndër të tjera, përpos vendlindjes dhe diplomimit në fushën Juridike dhe eksperiencave të saj të punësimi, Firdesi hodhi gurin dhe fshehu dorën.
Pa e pyetur askush, Shuli ka ndërprerë kryetaren Hysi duke kërkuar ndjesë dhe duke thënë se për të ishte një detyrë shumë e vështirë dhe se duhej përgjegjshmëri e lartë njerëzore, kërkon një profesionalizëm të lartë, integritet etik, moral dhe profesional dhe se Shuli besonte që nuk i mungonte. Por, në fakt është e kundërta. Shuli nuk u tregua aspak e përgjegjëshme, etike dhe morale pasi në një intervistë online me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, u vu re një pikturë e turpshme e cila Firdesi mbante në zyrë. Është skandal një portret nudo në zyra të punës, po s’i vëmë faj Firdesit sepse është mësuar që zyrën e punës ta kthejë në dhomë gjumi me të njohur dhe të panjohur, aq më tepër me të dënuar dhe të burgosur.
Kjo komisionere është një njollë turpi për drejtësinë tonë pasi në rradhë të parë nuk përmbush integritet etik dhe moral. Urgjentisht kjo komisionere duhet të flaket jashtë gjykimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi po e kthen vettingun në llumin që është katandisur vetë.
Firdesit nuk i kishte njeri faj, sepse vetë hodhi gurin që kjo detyrë donte përkushtim, moral dhe ndershmëri të lartë ndërkohë që fsheh dorën për të palarat e saj.
Njerëz si Firdesi nuk e bëjnë reformën, pasi reforma në drejtësi nuk është vetëm rivlerësimi kalimtar i gjyqtarëve e prokurorëve por është tërësia e mekanizmave që po ngrihen për të ndryshuar mënyrën se si organizohet dhe funksionon drejtësia, pa harruar dhe kulturën, mentalitetin e njerëzve.