Tre ditë larg gjykimit të Luan Dacit/ Ja çfarë pritet të ndodhë

Reforma në Drejtësi është një iniciativë e qeverisë dhe e Kuvendit së Shqipërisë me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës së magjistratëve gjyqtarë e prokurorë dhe të luftës kundër korrupsionit. Pra, sipas mbarëvajtjes dhe ecjes së procesit të vettingut, nënkuptohet që qeveria është ajo që komandon të gjithë këtë reformë.

Reforma në Drejtësi është një reformë e thellë që prek në tërësi çdo element të sistemit aktual të drejtësisë, por në fakt anashkalon gjykimin e gjyqtarëve si Luan Daci, i cili ka qenë inciatori i krimeve makabër të 97’.

Gjyqi i Luan Dacit është shtyrë rradhazi këto kohë, por gjykimi i tij përfundimtar do të jetë më 08.03.2021. Luan Daci edhe pse kishte vendosur shpërndarjen e fondacionit “Xhaferri”, çuditërisht e ka mbajtur vendimin në zyrën e tij 6 muaj me radhë, ndërkohë që shqiptarët vijonin e dorëzonin para tek firma piramidale.

Gjithashtu Luan Daci gënjeu para Avokatit të Popullit për të fituar një pozicion në institucionet e rivlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Gjatë procesit të votimeve në vitet 2000 në komisionin e qeverisjes vendore të kryeqytetit, nënnkryetari ishte Luan Daci.
Luan Daci është shprehur se: “Fletet e votimit janë shpërndarë që mbrëmë, gjithashtu proces-verbalet, skedat, vulat, i kanë pasur njësitë mbrëmë dhe sot ka filluar shpërndarja. Qytetarët do të kenë një gjë të qartë, që listat e votimit do të jenë sot në sirtar nëpër komisione dhe nesër ata do të jenë të gjithë para kutisë së votimit për të parë nëse e kanë emrin ose jo.”

Shpresojmë që Luan Daci mos dënohet lehtë kësaj rradhe, por të marrë vendimin që meriton. Viti 1997 erdhi pikërisht prej gjyqtarit Luan Daci dhe ne nuk duam një 97’ të dytë.